Makedonija GJ.P cakton miqësore me skuadrat kosovare, Dritën dhe Llapin

Makedonija GJ.P prej dje edhe zyrtarisht është vendosur në Mavrovë, aty ku do të zhvillojë edhe fazën kryesore të përgatitjeve në prag të ndeshjeve europiane, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e udhëhequr nga strategu shqiptarë, Muharem Bajrami do na përfaqësojë në Ligën e Konferencës, edhe atë që nga raundi i dytë eliminatorë përballë skuadrës së njohur bullgare të CSKA Sofjes.

Për të mbushur bateritë “verdhekuqtë” nga Gjorçe Petrovi kanë zgjedhur Mavrovën, ndërsa brenda 7 ditëve ata kanë caktuar edhe dy miqësore, që do ti zhvillojnë në Kërçovë.

Që të dyja ndeshjet do të jenë me skuadra nga Superliga e Kosovës, gjithashtu pjesëmarrëse në Ligën e Konferencës.

Fjala është për Dritën e Gjilanit, me të cilën skuadër Makedonija GJ.P do të luaj me 22 qershor, derisa vetëm 4 ditë më vonë do të përballen me Llapin e Tahir Batatinës. (infOSport.mk)

Leave a Reply