Flamur Tairi është futbollisti i rradhës që do të vijojë bashkëpunimin me skuadrën e Struga Trim Lum, përcjellë “infOSport.mk”. Një gjë të tillë kanë bërë të ditur nga klubi strugan, të cilët njoftuan se me mesfushorin 31-vjeçar, kanë arritur kontratë të re një vjeçare.
Tairi pjesë e Struga Trim Lum është tashmë 5 vite e gjysmë, duke qenë pjesë edhe e asaj gjenerate me të cilën kjo skuadër arriti suksesin më të madh, duke u inkuadruar në Ligën e Parë, por gjithashtu edhe pjesë e ekipit që luajti për herë të parë në Europë vitin e kaluar.
Tairi me fanellën e Struga Trim Lum numëron gjithsej 68 ndeshje, ndërsa i nëjti në përgjithësi në Ligën e Parë ka regjistruar 103 paraqitje. (infOSport.mk)