Monca e Silvio Berluskonit ka arritur që të bëjë një super transferim në prag të sezonit të ri në Serie A, duke transferuar ish kapitenin e Interit, Andrea Ranokia.
Me të është nënshkruar një kontratë që e lidh me ekipin në fjalë deri në vitin 2024. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bëhej me dije: “Ranokia tani vjen te Monca, e sapongjitur në Serie A, ku sjell përvojë, personalitet dhe mentalitet fitues. Mirë se vjen, Andrea!”
34-vjeçari ishte pjesë e Interit edhe në sezonin e fundit, por pa arritur të ketë minuta në këmbët e tij. Ai nga rradhët e Interit largohet si lojtar i lirë.