Besart Krivanjeva bashkohet me trajnerin Ramadani te Gjilani

Besart Krivanjeva edhe zyratrisht është mbrojtësi më i ri i Gjilanit në Superligën e Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

26 vjeçari nga Shkupi për një sezon ishte pjesë e Egnatias në Superligë, duke zhvilluar 39 përballje me rrogozhinasit mes Superligës dhe Kupës, ndërsa i njëjti ishte pjesë edhe e asaj fitore të madhe ndaj Korabit të Peshkopisë, duke ndihmuar Egnatian për të mbijetuar në mesin e më të mirëve në futbollin shqiptarë.

Krivanjeva te Gjilani bashkohet sërish me trajnerin Zekirja Ramadani, me të cilin ishin edhe te Egnatia.

Gjilani dhe Krivanjeva kanë arritur marrëveshje dy vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit, ndërsa skuadra e Superligës së Kosovës me angazhimin e shkupjanit ka përfituar në cilësi në qendër të mbrojtjes.

Kujtojmë Krivanjeva e kishte nisur karrierën te skuadra shkupjane e Metalurgut, ndërsa para se të transferohej në kampionatin shqiptarë, për 4 vite e gjysmë kishte qenë pjesë e FC Shkupit. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply