Boksieri shqiptar nga Korita e Gostivarit, Sefer Seferi është shpallur kampion i botës në boks në peshën e kryqëzuar UBO, pasi mbrëmë mposhti rivalin nga Republika e Çekisë, Roman Kracik.
Seferi e filloi furishëm luftën dhe triumfoi me nokaut në raundin e tretë, derisa kjo ishtë lufta e tij e parë që nga viti 2020.
Për këtë sukses të madh Seferi ka falënderuar familjen dhe fansat e tij për mbështetjen e dhënë.
“Përshëndetje miq, faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen tuaj natën e kaluar. Pa fansat dhe familjen, asgjë nuk ia vlen të luftosh”, – ka shkruar Seferi në profilin e tij në “Facebook”.