Shkupjani Mevlan Adili edhe zyrtarisht është larguar nga Vllaznia, pjesë e së cilës skuadër ishte për dy vite e gjysmë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Adili me anë të një postimi të gjatë në profilin e tij zyrtar në facebook, duke prekur shumë zemra të tifozëve shkodran, me të cilët shkupjani kishte qenë shumë i lidhur.
Ai ndahet i lumtur, pasi siç thotë i ka shërbyer një qyteti kaq të bukur, siç është Shkodra, qytet ky me kulturë, traditë dhe që jeton për futbollin.
Kujtojmë që Adili shënoi golin e fitores në finalen e Kupës së Shqipërisë të këtij edicioni kundër Laçit, kur goli i tij në shtesat, më saktësisht në minutën e 95-të i dha fitoren 2:1 Vllaznisë.
Ishte ky trofeu i dytë për mbrojtësin shkupjan me fanellën e Vllaznisë, me të cilën skuadër kishte ngritur lartë Kupën edhe gjatë vitit të kaluar.
Adili vetëm këtë edicion me fanellën e Vllaznisë kishte zhvilluar 44 ndeshje, derisa në total numëron 101 ndeshje, më shumë se me çdo skuadër tjetër në karrierën e tij.
Më poshtë pa asnjë ndërhyrje mund të lexoni postimin e Adilit:
Faleminderit Shkodër, faleminderit KF Vllaznia!
I lumtur qe i kam sherby keti qyteti kaq te bukur, qytet me kultur, art, tradit, qytet qe jeton me sport sidomos me futbollin ,keti populli qe meriton gjithcka sepse e bajn cdo gje me zemer te bardh dhe pa asnje interes.
Kudo qe kam shkuar nga dita e pare kam qen shum i respektuar dhe i nderuar une dhe familja ime gje qe ma keni lehtesuar te bej paraqitje te mira ne fush dhe i lumtur qe isha pjes e keti grupi me djem dhe futbollista te mrekullueshem qe ktheu entuziazmin qe kishte munguar ne kete qytet dhe me fitimin e kupes se shqiperis 2 her radhazi ndrishuam cdo gje.
Sa te kem jet do keni nje vend te veçantë në zemrën time, sepse keni bërë shumë për mua dhe lutem cdo ditë nga zemra që ky qytet të ketë zhvillim ekonomik sa ma të mirë ky popull të ketë jet te mir te lumtur dhe pa probleme, kurse klubit të Vllaznisë ju deshiroj cdo te mir sa ma shum trofe dhe paraqitje te mira ne Europë, sepse kur Vllaznia eshte mirë, i gjithë qyteti buzeqesh. Vllaznia esht amanet!
Nje gje kam kuptuar, të luash për Vllazninë ështe pergjegjsi e madhe kurse te fitosh trofe me vllaznin esht sikur te lindesh per se dyti.
Deshmoj se per kete klub dhe per keto ngjyra gjithmon kam dhen maksimimin ndonje her edhe me shumë.
Kur jam vetvetja ndihem shum rehat ,une nuk jam perfekt dhe smund te jem mirepo gjithmon kam qen vetvetja ndonjeher me gabime ndonjeher pa gabime kam mesuar nga gabimet e mia dhe duke qen vetvetja jam cuar ne kemb dhe te pamunduren e kam ba te mundur per kete qytet dhe per kete ekip. Me shummm dashuri i juaji Mevlan Adili.