FC Shkupi dhe Tirana sot në Bollu të Turqisë zhvilluan një miqësore mes tyre, e cila në fund foli për kampionët e Shqipërisë, njofon “infOSport.mk”.
2:0 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi për Tiranën e Orges Shehit, skuadër kjo që njëjtë sikurse FC Shkupi fazën kryesore të përgatitjeve po e zhvillon në Turqi.
Që të dy golat, Tirana kampione i realizoi në pjesën e dytë, fillimisht me Vesel Limajn dhe më pas me kumanovarin Taulant Seferin, golashënuesin më të mirë të edicionit të kaluar.
Për Tiranën, ishte kjo ndeshja e dytë kontrolluese në tokën turke, pas asaj ndaj Dinamo- Auto Tiraspol, në të cilën u mundën me shifrat 1:2, derisa për FC Shkupin ndeshja e parë dhe e dyta në përgjithësi, pasa asaj të zhvilluar në Ohër ndaj kampionëve të Kosovës, Ballkanit, në të cilën gjithashtu kishin pësuar disfatë identike (0:2).
Kujtojmë 4 herë kampionët e vendit në turin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve për kundërshtarë do të kenë kampionët e Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC, ndërkohë Tirana do të luaj me ekipin e Dudelanzh. (infOSport.mk)