Makedonija Gj.P edicionin që lamë pas, fitoi Kupën e Maqedonisë, duke fituar të drejtën që të bëjë gara në Ligën e Konferencës, edhe atë duke nisur gjithçka nga raundi i dytë. Një kontribut të jashtëzakonshëm në këë arritje të skuadrës shkupjane nga lagjja e Gjorçe Petrovit, dha edhe David Atanaskoski, futbollistë ky i cili në vazhdim të karrierës së tij do të luaj me Partizanin.
Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se palët janë shumë afër për të precizuar edhe detajet e fundit, që edhe përfundimisht të vënë të zezën mbi të bardhë.
Atanaskoski, luan në krahun e majtë të mbrojtjes, një kërkesë kjo e trajnerit Dritan Mehmeti, e që erdhi me angazhimin e Drejtorit Sportiv, Elton Marini.
Atanaskoski te Makedonija GJ.P erdhi shkurtin e këtij viti nga rradhët e skuadrës kazake të Shakhter Karagandy, derisa më parë kishte luajtur me Teteksin, Horizont Turnovën, Akademia Pandevin dhe Makedonija GJ.P.
Me këta dy të fundit, 25-vjeçari ka fituar dy trofe të Kupës, ndërsa të njëjtën gjë do të dëshironte të bënte edhe me Partizanin, skuadër kjo që po përgatitet në Slloveni për ndeshjen e parë kualifikuese në kuadër të Ligës së Konferencës ndaj gjeorgjianëve të Saburtalo. (infOSport.mk)