Besir Ramadani ndahet me Struga Trim Lum, e pret Prishtina e Munishit!

Besir Ramadani gjatë ditës së sotme i ka dhënë fund qëndrimit të tij te Struga Trim Lum. Me dokumentacionin e duhur në duart e tij, burime pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se i njëjti mund të niset drejt Prishtinës, për të firmosur me një ndër skuadrat më me trofe në futbollin kosovar, FC Prishtinën.

Burimet e njëjta për portalin tonë, thonë se ka qenë vetë trajneri Ismet Munishi që ka kërkuar angazhimin e shkupjanit, i cili për dy vite të plota ishte pjesë e Struga Trim Lum.

Ai me këtë skuadër në edicionin e kaluar u paraqit në 20 ndeshje, përfshirë këtu edhe dy ndeshjet kualifikuese në Ligën e Konferencës kundër FK Liepaja.

Në rast se realizohet pista Prishtina, atëherë kjo për Ramadanin do të jetë hera e parë që do të luaj jashtë vendit, pasi i njëjti kishte bërë karrierë në Maqedoni me FC Shkupin, Genç Kalemler dhe Gostivarin.

Kujtojmë Ramadani ka luajturu edhe për përfaqësuesen U18 të Maqedonisë, ndërsa gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Kombëtares shqiptare U20 dhe U21. (infOSport.mk)

Leave a Reply