Dy skuadrat kampione të Maqedonisë dhe Shqipërisë, FC Shkupi dhe Tirana, sot në Turqi do të zhvillojnë një miqësore, që të dyja skuadrave do ju shërbejë si parapërgatitje për ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve, që i presin në fillimin e muajit korrik, njofton “infOSport.mk”.
Për kampionët e vendit tonë, do të jetë kjo ndeshja e parë në tokën turke, ndërsa për Tiranën, ndeshja e dytë, pas asaj ndaj Dinamo-Auto Tiraspol, në të cilën ndeshje kampionët e Shqipërisë kishin pësuar disfatë 1:2.
Deri në mbyllje të përgatitjeve në Turqi, të dyja skuadrat, do të zhvillojnë edhe nga dy ndeshje, edhe atë me kundërshtarë të njëjtë, Fenerbahçen, gjegjësisht rumunët e Hermanshtad.
Sa i përket takimit të sotëm midis FC Shkupit dhe Tiranës, i njëjti starton në ora 15:00 sipas kohës tonë lokale, ndërsa të njëjtën do të mund ta ndiqni në platformën me pagesë: instant.tv.