Ensar Luma sezonin e ri do luaj me Voska Sport!

Ensar Luma, një prodhim i Shkëndijës sezonin e ri do ta shohim me fanellën e Voska Sport. Informacione të “infOSport.mk” bëjnë me dije se palët kanë rënë dakord dhe se Luma shumë shpejtë do prezantohet nga drejtuesit e skuadrës shqiptare nga Ohri, që edhe sezonin e ri do të ketë synim kryesor inkuadrimin në Ligën e Parë.

Luma edicionin e kaluar ishte pjesë e Borecit, duke luajtur në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës. Ai me fanellën e skuadrës nga Velesi u paraqit në 27 ndeshje, duke realizuar 3 gola, ndërsa edicionin e ri golat do ti kërkojë me fanellën e Voska Sport, skuadër kjo që deri në këto momente zyrtarisht ka prezantuar vetëm Ylber Beqirin e ardhur nga Korabi. (infOSport.mk)

Leave a Reply