Arbi Vosha operohet me sukses, rikthehet pas 3 javësh

Arbi Vosha i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Nga tabori i Makedonija GJ.P bëjnë me dije se futbollisti i cili së shpejti do të mbushë 21 vjeç, është operuar me sukses në zonën e ijeve dhe bëhet e ditur se i njëjti do të mungojë për tre javë nga fushat e futbollit.

Vosha është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Makedonija GJ.P dhe lajm i mirë është që do të jetë në dispozicion të trajnerit Bajrami për ndeshjet e xhiros së dytë në Ligën e Konferencës.

Kujtojmë Makedonija GJ.P do të luaj direkt në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ku për kundërshtarë do të ketë skuadrën bullgare të CSKA Sofjes. (infOSport.mk)

Leave a Reply