Miroslav Klose merr drejtimin e skuadrës së njohur austriake!

Ish sulmuesi i Bajernit të Munihut dhe Lacios, Miroslav Klose, ka hedhur hapat e parë në karrierën e tij si trajner. Legjenda gjermane do të marrë drejtimin e skuadrës së njohur austriake të Altach.

Kjo do të jetë hera e parë që 44-vjeçari Klose do të marrë detyrën e trajnerit, pasi në të kaluarën ai ka qenë asistent i Joakim Lëv te kombëtarja gjermane që nga viti 2016 deri në vitin 2018, që më pas të marrë ekipin U17 të Bajernit të Munihut, ndërsa së fundmi luante rolin e asistuesit të Hansi Flik te ekipi i parë i “bavarezëve”.

Klose te Altach do të zëvendësojëj ish-liderin e kombëtares zvicerane, Lidovik Manien.

 

Leave a Reply