Futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin e kaluar i shpallur nga Federata e Futbollit të Kosovës, Endrit Krasniqi, ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te FC Prishtina.
Klubi dhe lojtari ditë më parë nuk arritën marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin, mirëpo e pamundura u bë e mundur duke e gjetur gjuhën e përbashkët për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për vitin e ardhshëm.
Në 123 paraqitje me Prishtinën, Endriti i ka realizuar 25 gola.
Ai me Prishtinën e ka fituar një titull kampion, dy Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa.