FK Liepaja, kundërshtari i Gjilanit të Ramadanit transferon mesfushorin shqiptarë të Laçit

Ardit Deliu është futbollisti më i ri FK Liepaja nga Letonia, skuadër kjo që edicionin e kaluar luajti kundër Struga Trim Lum në kuadër të Ligës së Konferencës, ndërsa këtë edicion do të luaj ndaj skuadrës kosovare të Gjilanit, që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirija Ramadani.

Për 24-vjeçarin pushimet kanë mbaruar, teksa klubi i ri nis nesër gjysmën e dytë të sezonit. Ata përmes rrjeteve sociale kanë konfirmuar transferimin e Deliut, i cili pjesë e Laçit ishte për 4 edicione të plota.

“Zyrtare, Ardit Deliu në FK Liepaja! Mesfushori nga Shqipëria, i cili sezonin e kaluar ka qenë te KF Laçi. Gëzohemi që ju shohim në Liepaja Ardit”, shkruan klubi nga Letonia bashkangjitur videos së prezantimit, ku Deliu shihet duke bërë xhonglime me topin në stadiumin që do të jetë shtëpia e tij e re. Ai te FK Liepaja do të mbajë veshur fanellën me numër 10-të.

Për sa i përket 24-vjeçarit nga Kavaja, Deliu ka qenë një nga futbollistët kryesore të ekipit kurbinas gjatë sezonit që lamë pas. Ai u aktivizua në total në 30 ndeshje të Superiores, duke regjistruar 2 gola dhe 11 asistime. Ai gjithashtu luajti edhe në 7 ndeshje të Kupës së Shqipërisë dhe 4 ndeshje të Ligës së Konferencës, ku gjithashtu realizoi nga 1 gol.

Ndryshe në total në Superligën shqiptare, Deliu numëron 106 ndeshje, duke realizuar 4 gola dhe 18 asistime. Tani Deli do të provoj veten në një kampionat të huaj, ashtu siç kishte bërë edhe në moshën e tij 19-vjeçare, kur ishte transferuar në kampionatin kroat, ku kishte luajtur me ekipin e dytë të Hajduk Split dhe ekipin e RNK Split. (infOSport.mk)

Leave a Reply