Ylber Beqiri është futbollisti i parë që i bashkohet skuadrës së Voska Sport në këtë merkatoje vere, njofton “infOSport.mk”.
Pas plotë 10 largimeve, drejtuesit e klubit shqiptarë nga Ohri tashmë po fillojnë në rindërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Edhe pse në treg përfliten disa emra që mund ti bashohen kësaj skuadre, i pari që edhe zyrtarisht ka firmosur me Voska Sport, është Ylber Beqiri.
Bëhet fjalë për një mesfushorë shkatërrues, i cili me skuadrën nga Ohri ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ai te Voska Sport vjen nga rradhët e Korabit, te e cila skuadër ishte transferuar janarin e vitit 2020 nga rradhët e Renovës.
Nga tabori Voska Sport për ditët në vijim kanë paralajmëruar tjera përforcime, që do plotësojnë boshllëkun pas atyre largimeve të disa ditëve më parë.
Kujtojmë, Voska Sport në sezonin e ri do të udhëhiqet nga trajneri tetovar, Berat Imeri, ndërsa skuadra gjithashtu arriti të vazhdojë bashkëpunimin zyrtarisht edhe me kapitenin Izair Emini si dhe mbrojtësin, Ljupçe Trpeski. (infOSport.mk)