Pas largimeve të Remzifaik Selmanit dhe Alban Taipit, një tjetër element shumë i rëndësishëm i ka dhënë fund qëndrimit të tij te Renova.
Fjala është për qendërmbrojtësin e majtë, Xhelil Abdullah, i cili nuk gjeti gjuhë të përbashkët me drejtuesit e skuadrës nga Xhepçishti për vazhdimin e bashkëpunimit, njofton “infOSport.mk”.
Abdullahu ishte një ndër futbollistët më standard te Renova edicionin e kaluar duke zhvilluar plotë 30 ndeshje, dhe duke realizuar 2 gola.
Ndryshe karrierën e tij profesionale, Abdullahu e nisi te Shkëndija, me të cilën skuadër në vitin 2011-të u shpall kampion i Maqedonisë, ndërsa pikërisht atë kohë ishte edhe periudha e tij më e mirë, kur arriti të transferohej në Holandë te skuadra e De Grafshap.
Renova ndahet me 7 futbollistë
Gushtin e vitit 2012-të, Abdullahu kishte bërë transferimin më të bujshëm në karrierë, duke u transferuar te gjermanët e Duisburg, mirëpo një dëmtim i natyrës më të rëndë bëri që ai të rikthehet në vendlindje sërish.
Për të rimarë formën, i njëjti pranoi që të luante me EuroMilkun fillimisht, për të pasuar rikthimi te Shkëndija verën e vitit 2014-të, nga e cila skuadër janarin e vitit 2016-të erdhi te Renova, ku edhe gjeti formën e tij më të mirë.
Brenda këtyre 6 viteve, ai pati vetëm një aventurë të shkurtër 6 mujore te Llapi, duke arritur edhe deri te shiriti i kapitenit te Renova, për të cilën skuadër numëron gjithsej 147 ndeshje, 4 gola dhe 1 asist.
Mbetet të shihet cili do të jetë destinacioni i tij i rradhës, edhe pse me shumë gjasa i njëjti sipas informacioneve të “infOSport.mk” do mbetet sërish në futbollin vendor. (infOSport.mk)