Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani ka treguar forcën e vërtetë përballë nënkampionëve të Maqedonisë, Akademia Pandev, duke i mundur këta të fundit me rezultatin 6:1 në stadiumin “Boris Trajkovski” në Shkup, njofton “infOSport.mk”.
Gjatë pjesës së parë rezultati ishte 1:2 në favor të skuadrës nga Suhareka, që shkëlqeu në pjesën e dytë kur shënoi edhe 4 gola të tjerë.
Autorë të golave për ekipin kosovar, ishin Korenica, Krasniqi, Hofman, Maksutaj, Solomon dhe Berisha. Ky i fundit kishte shënuar edhe në ndeshjen e para disa ditëve përballë FC Shkupit, kur Ballkani triumfonte me shifrat 2:0.
Dy ndeshje, dy fitore me një gol averazh 8:1 për Ballkanin ndaj dy skuadrave më të mira të Maqedonisë, janë një paralajmërim i mirë për skuadrën e Ilir Dajës, që këtë vit për herë të parë do të luaj në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ku për kundërshtarë do të ketë skuadrën lituaneze të Zhalgiris. (infOSport.mk)