Lajm aspak i mirë për rajonin e Pollogut si dhe futbollit në përgjithësi në vendin tonë, e në veçanti për gjithë tifozët e KF Besa Dobërdoll. Skuadra e cila pas vetes kishte një sponzor të fuqishëm në emrin e familjes Tairi, ndodhet pranë shuarjes, kjo për shkak keqpërdorimeve të mjeteve të investuara nga ana e sponzorit gjeneral, i cili tashmë ka ngritur duart dhe nuk dëshiron të investojë, ashtu siç bënte viteve të kaluara.
E mbushur me eufori pas inkuadrimit në Ligën e Dytë, me sponsor të fuqishëm, me lojtarë të rinj e të talentuar, me trajner ambicioz, skuadra shqiptare u mendua se do të arrinte majat e kategorisë së dytë, madje paralajmërohej se shumë shpejtë do të ngjitet edhe në elitën e futbollit vendor, atje ku klubin e tyre të zemrës, Besa Dobërdoll, e ëndërronin pronari i klubit, Muhamed Tairi, bashkë me dy djemtë e tij Zejdini dhe Elhami.
Megjithatë, ambiciet nganjëherë nuk realizohen dhe KF Besa gjatë rrugëtimit të sezonit pati rënie dhe ngritje, por e rëndësishme është se në fund të kampionatit ia doli të siguroj mbijetesën.
Dhe, tani në vend se të filloj një organizim i ri, te kf Besa mbretëron heshtje e madhe?! Në faqen zyrtare të klubit në rrjetin social Facebook ka kohë që nuk asnjë lajm për risitë në skuadër?!
Gjitha këto e bëjnë të paqartë të ardhmen e klubit, pasi nuk shihet ndonjë investitor alternativ që do të vazhdonte investimet e nisura nga sponsori në ikje. Kështu Besa duket para shuarjes, pasi pjesëmarrja në Ligën e Dytë tashmë unike kërkon një buxhet stabil dhe jo të vogël. Ditët në vijim priten më shumë informacione në lidhje me ngjarjet e fundit te Besa e Dobërdollit.