Dy kampionët bardheblu, ata të Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi dhe ata të Shqipërisë, KF Tirana do të përballen në një miqësore ndërmjet veti në kuadër të përgatitjeve që do ti zhvillojnë në Turqi.
Drejtuesit e të dyja skuadrave kanë rënë dakord për të luajtur një ndeshje kontrolluese para nisjes së aventurës në Ligën e Kampionëve këtë verë.
Ndeshja ndërmjet FC Shkupit dhe KF Tiranës do të luhet në Bollu të Turqisë me datë 19 qershor, derisa vetëm 3 ditë më vonë skuadra kampione e vendit tonë, do të përballet me gjigandët turk të Fenerbahçes.