Sezoni i ri në Premierligën angleze do të nisë shumë më herët këtë vit, kjo për shkak Kampionatit Botëror në Katar që do të nis në fundin e muajit nëntor, shkruan “infOSport.mk”.
Java e parë e sezonit të ri 2022/2023 në Premierligë do të luhet në tre ditë, pra më 5, 6 dhe 7 gusht.
Kujtojmë kampion edicionin e kaluar doli të jetë Mançester Siti, edhe atë me vetëm një pikë më shumë se Liverpulli.
Sezonin 2022-2023 skuadra e Pep Guardiolas, Mançester Siti do e nisë me përballjen në transfertë ndaj Uest Hamit, teksa Liverpulli do të përballet me skuadrën e ringjitur në Premierligë, Fulhamin.
Ndërkohë nga Federata angleze e futbollit kanë cakuar edhe topin me të cilin do të luhen ndeshjet.