Pas largimit të tij nga Shkëndija, shumë skuadra janë vënë pas shërbimeve të Angelçe Timovskit. Informacione të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë interes kanë shfaqur Rabotniçki, Sileksi dhe Struga Trim Lum nga kampionati ynë, ndërsa gjithashtu interes për shërbimet e 27-vjeçarit, i cili konsiderohet si një ndër më të mirët në pozitën e tij ka edhe nga ekipe nga Shqipëria dhe Bullgaria.
Laçi kishte ofruar madje ofertë konkrete për Timovskin, mirëpo i njëjti është në pritje të ndonjë oferte edhe më të mirë.
Sezonin e kaluar, Timovski me fanellën e Shkëndijës luajti në 27 ndeshje, duke realizuar edhe 2 gola. Ndryshe në elitën e futbollit vendor, Timovski ka zhvilluar plotë 235 ndeshje, duke regjistruar 6 gola dhe 23 asistime. (infOSport.mk)