Ilieski i Renovës prezantohet te Kukësi

Antonio Ilioski, për të cilin “infOSport.mk” ju informoi i pari lidhur me transferimin e tij te Kukësi, gjatë ditës së sotme është prezantuar edhe zyrtarisht nga drejtuesit e skuadrës nga Verilindja e Shqipërisë, njofton “infOSport.mk”.

Ilieski me Kukësin ka firmosur kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti pritet që të sjellë siguri në mbrojtjen e kuksianëve, që edicionin e ri do të pretendojë që sa më shpejtë të rikthehet në mesin e skuadrave që do të sigurojnë Europën.

Ilieski te Kukësi transferohet nga rradhët e Renovës, te e cila skuadër qëndroi për një vit, duke u paraqitur në 30 ndeshje kampionale.

Ndryshe qendërmbrojtësi Ilieski i lindur në Gostivar, karrierën e kishte nisur në vendlindje te KF Gostivari, për të provuar më pas të luaj edhe me skuadrat si, EuroMilk, Makedonija GJ.P, Tikvesh dhe te Korabi i Dibrës.

Ilieski bëhet futbollisti i dytë nga Maqedonia që transferohet te Kukësi brenda pak ditëve, pas transferimit të Jakup Berishës.  (infOSport.mk)

Leave a Reply