Arlind Aliti largohet nga Besa, gati transferimi te Voska Sport!

Arlind Aliti edhe zyrtarisht më nuk është pjesë e Besës së Dobërdollit, te e cila skuadër luajti edicionin e kaluar. Lajmin për ndarjen me skuadrën nga Dobërdolli, e ka konfirmuar vetë futbollisti përmes rrjeteve sociale, ndërsa informacione bukur të besueshme të “infOSport.mk”, bëjnë me dije se destinacioni i rradhës i Alitit do të jetë skuadra e Voska Sport.

Aliti është vetëm 22-vjeçar, prodhim nga shkolla e futbollit të Shkëndijës, ndërsa kualitetet e tij mjaft mirë i njeh edhe trajneri i ri i Voska Sport, Berat Imeri, që një kohë të gjatë ka punuar me grupmoshat e reja te skuadra tetovare.

Aliti përveç ndeshjeve në Ligën e Dytë, ka eksperiencë edhe në Ligën e Parë, ku numëron gjithsej 25 ndeshje, duke luajtur me Struga Trim Lum (13 ndeshje), Renovë (11) dhe Shkëndijën (2), me të cilën skuadër kishte luajtur edhe në Ligën e Kampionëve në konkurrencën e të rinjëve, ndryshe e njohur si UEFA Youth League. (infOSport.mk)

Leave a Reply