Pas Ibraimit edhe një tjetër futbollistë nga Maqedonia largohet nga Dinamo e Tiranës

Pas Agim Ibraimit, futbollisti i rradhës nga Maqedonia që i thotë lamtumirë Dinamos së Tiranës, është Goran Siljanovski, njofton “infOSport.mk”.

Mbrojtësi 31 vjeçar skuadrës nga kryeqendra shqiptare iu bashkua verën e vitit të kaluar. Falë eksperiencës dhe cilësive që posedon, Siljanovski shumë shpejtë zuri vendin e titullarit te kjo skuadër, duke luajtur në 33 ndeshje kampionale, nga gjithsej 36, ndërsa gjithashtu luajti edhe në 5 ndeshje të Kupës.

Statistika të mira këta në anën personale për Siljanovskin, i cili megjithatë ka vendosur ti thotë lamtumirë skuadrës së Dinamo Tiranës. Si duket rënia në Kategorinë e parë e ka bërë të pamundur qëndrimin për tetovarin, i cili në të kaluarën në Shqipëri kishte luajtur edhe me Flamurtarin e Vlorës.

Mbetet të shihet cili do të jetë destinacioni i tij i rradhës, për një futbollistë me mjaft përvojë, i cili në Ligën e Parë numëron 236 paraqitje, më së shumti me Rabotniçkin, 168. Pikërisht “romantikët” shihen si destinacioni i tij i rradhës, pas largimit të Bojan Ilievskit në drejtim të Makedonija GJ.P.

Kujtojmë, Siljanovski përveç me Rabotniçkin, në futbollin vendor ka luajtur edhe me Teteksin, Vardarin dhe Renovën, derisa numëron edhe 4 paraqitje me fanellën e përfaqësueses A të Maqedonisë. (infOSport.mk)

Leave a Reply