Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për ndeshjet e raundit të dytë të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.
Shorti deshi që skuadra jonë kampione, FC Shkupi, në këtë fazë për kundërshtarë të ketë Dinamo Zagrebin, mirëpo gjithnjë nëse në raundin e parë skuadra nga Çairi do të eliminonte skuadrën kampione të Gjibraltarit, Lincoln Red Imps.
Kampionja e Shqipërisë, Tirana, në rast se do të kalonte ekipin e Dudelanzh nga Luksemburgu, në raundin e dytë për kundërshtarë do të ketë fituesin nga përballja mes Pjunik të Armenisë dhe Kluzh të Rumanisë, ndërkohë skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, në rast se kalon pengesën e parë të quajtur, Zhalgiris, në turin e dytë do të luante kundër suedezëve të Malmos, ose kundër fituesve të raundit paraeliminator të Ligës së Kampionëve. (infOSport.mk)