Ish futbollisti i Makedonija GJ.P dhe Partizanit në Shqipëri, Fernando Augusto, sezonin e ri do të provoj veten të luaj në elitën e futbollit kosovar. Informacione të sigurta pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se braziliani ndodhet në Kosovës dhe se sot do të prezantohet nga drejtuesit e Llapit.
28-vjeçari Augusto për herë të parë në futbollin ballkanas erdhi në vitin 2016-të, ku për një vit mbajti veshur fanellën e Pelisterit. Ai në futbollin tonë vendor u rikthye verën e vitit 2019-të, kur pranoi ofertën e Makedonija GJ.P.
Me këtë skuadër Fernandinjo, regjistroi 72 ndeshje, 7 gola dhe 12 asistime, ndërkohë në përgjithësi në elitën e futbollit tonë vendor, kishte zhvilluar 98 paraqitje.
Fernandinjo do të ishte një super përforcim për Llapin në edcionin e ri, e në veçanti për në garat europiane, ku skuadra nga Podujeva do të luaj në kuadër të Ligës së Konferencës.
Kundërshtarë i Llapit në raundin e parë kualifikues, do të jetë skuadra malazeze e Buduçnos nga Podgorica. (infOSport.mk)