E paralajmëruam dhe ashtu ndodhi, ish futbollisti i Makedonija GJ.P prezantohet te Llapi

Ashtu edhe siç paralajmëruam, ashtu edhe ndodhi. Ish futbollisti i Makedonija GJ.P dhe Partizanit në Shqipëri, Fernando Augusto, sezonin e ri do të provoj veten të luaj në elitën e futbollit kosovar, ku do të veshë fanellën e fituesit aktual të Kupës, KF Llapit.

Fernando Augusto – Fernandinjo u prezantua nga trajneri Tahir Batatina, ndërsa i njëjti me skuadrën nga Podujeva nënshkroi kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.


Llapi arrinë marrëveshje me brazilianin Fernandinjo!


Fernandinjo, përveç që ka luajtur në vendlindje me disa ekipe braziliane, i njëjti ka bërë një përvojë të mirë edhe në kufijtë ballkanik, duke luajtur në vendin tonë me Pelisterin dhe Makedonija GJ.P, nga e cila skuadër janarin e këtij viti ishte transferuar te Partizani i Tiranës.

Megjithatë te këta të fundit, Fernandinjo nuk është se pati ndonjë impakt, duke u larguar vetëm pas 3 muajve, për tu rikthyer në Brazil, ku luajti me skuadrën e Uberaba.

KF Llapi do të jetë eksperienca e tij e parë në futbollin kosovar, ndërsa i njëjti menjëherë i është bashkuar skuadrës në stërvitje, ashtu që trajneri Tahir Batatina do të ketë mundësinë të llogarisë në shërbimet e tij edhe për ndeshjen e raundit të parë në Ligën e Konferencës, kundër Buduçnostit nga Mali i Zi. (infOSport.mk)

Leave a Reply