Cuculi, thjesht një kampion i vërtetë, pas largimit të tij, viziton Dritën për t’iu uruar fat në garat europiane!

Vetëm disa ditë pasi kishte konfirmuar largimin e tij nga rradhët e Dritës së Gjilanit, Ardian Cuculi është rikthyer në stërvitje, por këtë herë në rolin e vizituesit, për t’u përshëndetur me ish-bashkëlojtarët, njofton “ infOSport.mk”.

Mbrojtësi kërçovar vizitën ekipit të tij të fundit, i’a bëri të martën, duke ju dëshiruar shumë suksese në garat evropiane, për çka tha se beson në potencialin e tyre, bëjnë të ditur “bardhekaltrit”.

Cuculi skuadrës gjilanase iu bashkua verën e vitit 2019-të nga rradhët e Kukësit, teksa brenda periudhës 3-vjeçare, ai me fanellën e Dritës së Gjilanit zhvilloi plotë 98 ndeshje, duke realizuar edhe 5 gola.

Ai do të mbahet mend si mbrojtësi i parë në historinë e “intelektualëve”, që brenda një sezoni realizoi në 3 kompeticione të ndryshme, edhe atë në kampionat, kupë dhe Ligën e Konferencës, ndërsa me këtë skuadër, ai gjithashu u shpall edhe kampion i Kosovës, ndërsa edicionin që lamë pas luajti në finalen e Kupës së Kosovës. (infOSport.mk)

Leave a Reply