Nemanja Bosançiç dhe Florian Kadriu nuk janë më pjesë e Struga Trim Lum. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga tabori i skuadrës strugane, që përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në facebook, ka falënderuar që të dy futbollistët për kontributin e dhënë me fanellën e Struga Trim Lum.
Jo vetëm rinovime, te Struga Trim Lum vjen edhe largimi i parë
“infOSport.mk” për largimin e Kadriut kishte njoftuar që disa ditë më parë, pasi këtij të fundit i kishte përfunduar kontrata me ekipin strugan, ndërkohë me pëlqim të dyanshëm është ndërprerë bashkëpunimi me Nemanja Bosançiç, golashënuesin më të mirë të sezonit të kaluar.
Bosançiç te Struga Trim Lum erdhi janarin e vitit 2021 nga skuadra serbe e Kolubara, duke regjistruar 48 ndeshje, 10 gola dhe 11 asistime. (infOSport.mk)