Vetëm pak minuta më parë, FC Shkupi ka mësuar emrin e kundërshtarit të saj në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.
Nëse në shortin e raundit të parë, skuadra nga Çairi pati fat, duke peshkuar skuadrën më të dobët, atë të Lincoln RED IMPS FC nga Gjibraltari, fati nuk ishte me “bardheblutë” edhe në shortin për ndeshjet e raundit të dytë, aty ku për kundërshtarë do të kenë gjigandët kroat të Dinamo Zagrebit.
Një përballje e tyre mes skuadrave nga Ballkani do të ndodhte, vetëm nëse FC Shkupi do të kalonte raundin e parë, duke eliminuar kampionët e Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC.
Nndeshjen e parë ndaj Dinamo Zgareb, skuadra nga Çairi do ta zhvilloj në stadiumin “Maksimir” në Zagreb, me 19/20 korrik, ndërsa atë kthyese në Shkup, me datë 26/27 korrik. (infOSport.mk)