Skuadrat kampione të Shqipërisë dhe Kosovës në futboll, Tirana dhe Ballkani gjatë ditës së sotme kanë mësuar kundërshtarët e tyre në kuadër të raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.
Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, goglat ekipin kampion të Shqipërisë e shortuan përballë kampionëve të Luksemburgut, Dudelanzh, ndërkohë Ballkani në këtë fazë do të përballet me kampionët e Lituanisë, Zhalgiris.
Ballkani ndeshjen e parë do ta zhvillojë si vendas me 6 korrik, ndërkohë po të njëjtën datë, Tirana ndeshjen e parë do ta luaj në transfertë.
Kujtojmë skuadra kampione e Maqedonisë, FC Shkupi në raundin e parë eliminatorë të Ligës më prestigjioze europiane do të përballet me ekipin kampion të Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC. (infOSport.mk)