Partizani ka arritur të rikthej një kampion në rradhët e veta. Bëhet fjalë për Bruno Telushin, luftëtarin e mesfushës, i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e Egnatias, njofton “infOSport.mk”.
Telushi me Partizanin në vitin 2019-të ishte shpallur kampion, ndërsa “Demat e Kuq” shpresojnë që me të në formacion dhe me Drejtorin e ri Sportiv, do të përsërisin suksesin e atij viti.
Marini, po punon me shumë përkushtim rreth afrimeve të reja në skuadër, teksa pritet që te Partizani të rikthejë edhe futbollistin nga Venezuela, Aristoteles Romero, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Deportivo Lara.
Romero te Partizani luajti sezonin 2019/2020, mirëpo duke mos lënë gjurmë, edhe pse arriti të fitojë SuperKupën e Shqipërisë, bashkë edhe me Telushin, i cili gjatë qëndrimit të tij prej dy vitesh e gjysmë te Partizani fitoi dy tituj me “Demat”, duke regjistruar njëkohësisht 80 paraqitje dhe 17 gola të shënuar. (infOSport.mk)