Nehar Sadiki prezantohet te Egnatia

Mbrojtësi kumanovar, Nehar Sadiki, i cili së fundmi ishte pjesë e Borecit, karrierën e tij do ta vazhdojë në kampionatin elitar shqiptarë, duke veshur fanellën e Egnatias, njofton “infOSport.mk”.

Për Sadikin do të jetë kjo hera e parë që do të luaj në Superligën shqiptare, dhe hera e dytë që do provoj veten jashtë Maqedonisë, pas aventurës një vjeçare që pati te skuadra malteze e Hamrun Spart.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, mbrojtësi 24-vjeçar kishte luajtur edhe me Milanon e Kumanovës, Rabotniçkin, EuroMilkun, Renovën dhe së fundmi Borecin, për të cilën skuadër sezonin e kaluar luajti në 25 ndeshje.

Ndryshe në Ligën e Parë të Maqedonisë, Sadiki numëron 88 ndeshje dhe 4 gola të shënuar. (infOSport.mk)

Leave a Reply