Makedonija GJ.P transferon mbrojtësin e djathtë të Rabotniçkit

Makedonija GJ.P gjatë ditës së sotme ka prezantuar mbrojtësin e Rabotniçkit, Bojan Ilievski, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për një futbollistë 22-vjeçar, i cili te Rabotniçki erdhi verën e vitit 2021 nga rradhët e Pelisterit, ku edhe kishte filluar karrierën e tij profesionale.

Ilievski me Rabotniçkin u paraqit në 30 përballje gjatë edicionit të kaluar, ku realizoi edhe 1 gol dhe 1 asistim, mirëpo palët nuk arritën marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Kësisoj pa humbur shumë kohë, manastirasi vendosi ti thotë “PO”, Makedonija GJ.P, skuadër kjo që ditë më parë prezantoi edhe blerjen e parë, Hristijan Pecov.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme Makedonija GJ.P u nda me 4 futbollistë, edhe atë me  Trim Ambarin, Lavdrim Fazliun, Hristijan Kocevin dhe Kristijan Filipovskin, i cili i dha fund karrierës së tij në moshën 25-vjeçare.

Vlen të theksohet gjithashtu, se drejtuesit e skuadrës kanë arritur vazhdimin e bashkëpunimit edhe për dy vite (2024) me kapitenin, Ermedin Adem, ndërkohë që më parë një gjë të tillë kishte bërë edhe me trajnerin Muharem Bajrami (2024), portierin Stevkovski (2024), mbrojtësin Mishevski (2024), si dhe me Kristijan Stojkoskin, të cilit i kishin ofruar kontratë vetëm një vjeçare. (2023). (infOSport.mk)

Leave a Reply