Lavdrim Fazliu largohet nga Makedonija GJ.P, bashkë me të edhe 3 të tjerë

Lavdrim Fazliu i ka dhënë fund aventurës së tij te Makedonija GJ.P, te e cila skuadër u transferua verën e vitit 2021 nga rradhët e Pelisterit, njofton “infOSport.mk”.  Fazliu me fanellën “verdhekuq” zhvilloi 27 ndeshje, mirëpo duke mos bindur me gola, apo edhe me asistime.

Ndryshe Fazliu është një fëmijë i Rabotniçkit, me të cilën skuadër edhe kishte debutuar në Ligën e Parë, ndërsa golat e tij të parë i kishte gjetur me Pelisterin, pjesë e së cilës skuadër ishte nga janari i vitit 2020, deri korrikun e vitit 2021.

Ndryshe në elitën e futbollit vendor, 22-vjeçari Fazliu numëron gjithsej 87 ndeshje, 2 gola dhe 5 asistime. Kujtojmë i njëjti kishte debutuar edhe me fanellën U21 të Shqipërisë, që më pas të provoj edhe atë të Maqedonisë U21, për të cilën ka zhvilluar tre ndeshje.

Në ndërkohë nga tabori i Makedonija GJ.P, njoftojnë se përveç Fazliut, nga skuadra e tyre janë larguar edhe futbollisti tjetër shqiptarë, Trim Ambari, Hristijan Kocev dhe Kristijan Filipovski, i cili në moshën e tij 25-vjeçare vendosi ti thotë lamtumirë futbollit.

Ndërkohë përveç këtyre largimeve, një emër i ri te Makedonija GJ.P, është Bojan Ilievski, i cili vjen nga rradhët e Rabotniçkit. (infOSport.mk)

Leave a Reply