Ish futbollisti i Vardarit, Shkëndijës dhe FC Shkupit transferohet te Kukësi

Jakup Berisha ka bërë hapin tjetër në karrierën e tij, teksa për herë të parë do të luaj jashtë Maqedonisë. Berisha konsiderohej si një ndër sulmuesit me të ardhme të ndritur në futbollin tonë vendor, mirëpo gjërat nuk rrodhën ashtu siç kishte planifikuar edhe vetë ai.

E kishte nisur me të rinjët e Vardarit, për tu transferuar te Shkëndija si një përforcim për të ardhmen, mirëpo i njëjti shumë shpejtë u largua nga “kuqezinjtë” për të ardhur te FC Shkupi, ku sërish nuk ndezi, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Pelisterit.

Me skuadrën nga Manastiri, 22-vjeçari Berisha luajti në 31 ndeshje, mirëpo duke mos shënuar asnjë gol, teksa bëri vetëm 3 asistime.

Tashmë golat, Berisha do i kërkoj në Superligën shqiptare me një ndër skukadrat më me renome, Kukësi, që edicionin e ri do të tentojë sërish të siguroj një vend për në garat europiane, pasi këtë vit dështoi të bëjë një gjë të tillë. (infOSport.mk)

Leave a Reply