FC Shkupit i ka buzëqeshur fati në raundin e parë të Ligës ë Kampionëve, pasi nga 5 kundërshtarët e mundshëm ka fituar më të lehtin, kampionin e Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshjen e parë “bardheblutë” nga Çairi do ta zhvillojnë në Shkup me datë 6 korrik, ndërsa atë kthyese një javë më pas në fushën e kundërshtarit. (infOSport.mk)