Pas skuadrës kampione, Ballkanit, edhe tri skuadrat e tjera që do të përfaqësojnë Kosvën në Evropë, Drita, Gjilani dhe Llapi i kanë mësuar kundërshtarët e fazës së parë kualifikuese në Ligën e Konferencës, njofton “infOSport.mk”.
Shorti i hedhur në selinë e UEFA-s në Nyon e ka vendosur Dritën përballë skuadrës nga Finlanda, Inter Turku, teksa Gjilani do të luajë me skuadrën letoneze, FK Liepaja, skuadër kjo që edicionin e kaluar luajti me skuadrën shqiptare nga Maqedonia, Struga Trim Lum.
Ndërkaq, fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi do të luajë me skuadrën e njohur malazeze, Buduçnost nga Podgorica.
Të trija skuadrat kosovare ndeshjet e para do t’i luajnë si mysafire, më 7 korrik, derisa ato të kthimit një javë më vonë në Kosovë. (infOSport.mk)