Bekim Rexhepi transferohet te Partizani, të premtën bëhet prezantimi

Portieri nga Kumanova, i cili për një kohë të gjatë ishte në pronësi të Shkëndijës, Bekim Rexhepi, do vijojë karrierën e tij në Shqipëri. 25-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Skënderbeut, mirëpo pasi skuadra korçare nuk arriti të ruajë statusin e skuadrës elitare në futbollin shqiptarë, i njëjti në kërkim të sfidave të reja vendosi që ti thotë “PO”, Partizanit.

Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Rexhepi veçmë ka arritur marrëveshjen me Partizanin dhe i njëjti të premtën do të prezantohet nga drejtuesit e skuadrës shqiptare.

Rexhepi do të jetë një konkurrues i denjtë i Alban Hoxhës, portierit numër 1 te “Demat e Kuq”, i cili gjithashtu do të vazhdojë qëndrimin te Partizani.

Rexhepi në Superligën shqiptare numëron 38 ndeshje, ndërsa me Shkëndijën në Ligën e Parë, i njëjti ishte paraqitur në 18 përballje.

Partizani do të jetë skuadra e tretë në karrierë për gardianin kumanovar. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply