Njihuni me kundërshtarët e Tiranës dhe Ballkanit në raundin e parë të LK

Njëjtë sikurse FC Shkupi, edhe dy skuadrat tjera kampione të Shqipërisë dhe Kosovës, Tirana, gjegjësisht Ballkani, kanë mësuar emrat e 5 kundërshtarëve potencial në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Aspak fat për kampionët e Shqipërisë, Tiranën, që si skuadër jo favorite, si kundërshtarë të mundshëm do të ketë disa emra të njohur të futbollit europian, si Ludogorets të Bullgarisë, Kluzh të Rumanisë, Ferencvaorosh të Hungarisë, Maribor të Sllovenisë dhe Dudelanzh të Luksemburgut.

Ndërkohë Ballkani, që bënë pjesë në grupin 2, e që renditet krah skuadrave jo favorite, bashkë edhe me fituesin e parakualifikueseve, pastaj kampionët e Letonisë, RFS, ata të Ishujve Faroe, KI dhe të Iralndës së Veriut, Linfilld, për kundërshtarë do të ketë njërën prej këtyre 5 skuadrave, Malmo (Suedi),  Bodo Glimt (Norvegji), HJK Helsinki (Finlandë), TNS (Uells) dhe Zhalgiris (Lituani).

Ndeshjet e para të raundit të parë në kuadër të Ligës së Kampionëve, në program janë me datë 5/6 korrik, ndërsa ato kthyese me datë 12/13 korrik. (infOSport.mk)

 

Grupi 1
Ekipet bartëse:
Ludogorets (Bullgari),
Kluzh (Rumani),
Ferencvarosh (Hungari),
Maribor (Slloveni),
Dudelanzh (Luksemburg).
 
Ekipet jo bartëse:
Sutjeska (Mali i Zi),
Shahtjar Soligorsk (Bjellorusi),
Tobol (Kazakistan),
Pjunik (Armeni),
Tirana (Shqpëri).

 

 

Grupi 2
Ekipet bartëse:
Malmo (Suedi),
Bodo Glimt (Norvegji),
HJK Helsinki (Finlandë),
TNS (Uells),
Zhalgiris (Lituani).
 
Ekipet jo bartëse:
Linfilld (Irlanda e Veriut),
KI (Ishujt Faroe),
RFS (Letoni),
Ballkani (Kosovë)
Fituesi i parakualifikueseve

Leave a Reply