Mësoni kundërshtarët e Partizanit dhe Laçit në Ligën e Konferencës

Partizani dhe Laçi janë dy skuadrat shqiptare që sot mësuan kundërshtarët e tyre në kuadër të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”.

“Demat e Kuq” nga Tirana janë në grup të njëjtë me Shkëndijën e Tetovës, grupin 5, në mesin e skuadrave bartëse, bashkë edhe me Dinamo Minsk nga Bjellorusia, SP Tre Penne nga San Marino dhe Petrocu nga Moldavia.

Kundërshtarë të mundshëm të Partizani në raundin e parë kualifikues, do të jenë Saburtalo (Gjeorgji), Floriana (Malta), Ararat Yerevan (Armeni), Tuzla City (B e H) dhe skuadra shqiptare e Malit të Zi, Deçiç.

 

Grupi 5:
1. Shkëndija (MKD)
2. Dinamo Minsk (BLR)
3. Partizani (ALB)
4. SP Tre Penne (SMR)
5. Petrocub-Hîncești (MDA)
 
Kundërshtarët e Partizanit:
6. Saburtalo (Gjeorgji)
7. Floriana (Malta)
8. Ararat Yerevan (Armeni)
9. Tuzla City (B e H)
10. Deçiç (Mali i Zi)

Ndërkohë Laçi ndodhet në grupin 2. Në këtë garë janë edhe skuadrat shqiptare, me Laçin që rrezikon një përballje me Gjilanin e Kosovës, por edhe me moldavët e Sfintul Gheorghe, sllovakët e Ruzhomberok, gjeorgjianët e Dila dhe malazezët e Iskra.

Ndeshjet e para të raundit të parë në Ligën e Konferencës në program janë me datë 7 korrik, ndërsa ato kthyese një javë më pas. (infOSport.mk)

 

Grupi 2
1. KuPS Kuopio (FIN)
2. Laçi (ALB)
3. Mura (SVN)
4. Liepāja (LVA)
5. Kauno Žalgiris (LTU)
 
Kundërshtarët e Laçit:
6. Sfintul Gheorghe (MDA)
7. Ružomberok (SVK)
8. Dila Gori (GEO)
9. Gjilani (KOS)
10. Iskra Danilovgrad (MNE)

Leave a Reply