Zeni Husmani ka vazhduar kontratën me Domzhalen deri në vitin 2024, njofton “infOSport.mk”. Kontrata e tij aktuale ishte deri me 30 qershor të këtij viti, mirëpo falë vullnetit nga të dyja palët, marrëveshja e re u arritë shumë shpejtë, kjo edhe për shkak dëshirës së familjarëve të Husmanit për të qëndruar ende në Domzhale.
Pikërisht ky klub, është klubi ku Husmani ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij, edhe atë në dy periudha të ndryshme.
Imamo prvo podaljšanje! Po izteku starega sodelovanja je Zeni Husmani podpisal novo dveletno pogodbo!
Odziva Husmanija in Ibričića ➡️ https://t.co/EJOgWUz8A6#ZeniOstaja ✍🏼 pic.twitter.com/hXqFkQAjWH
— NK Domžale (@NKDomzale) June 11, 2022
Fillimisht mesfushori shqiptarë kishte luajtur nga viti 2012 deri në vitin 2018, kur ishte transferuar në futbollin turk, te skuadra e Giresunspor, ku kaloi një vit, që më pas të luaj për herë të parë në vendlindjen e të parëve të tij, në Tetovë të Maqedonisë, duke veshur fanellën e Shkëndijës.
Edhe te kjo skuadër, Husmani qëndroi për një vit, për tu rikthyer fillimin e vitit 2020 te Domazhale, për të cilën skuadër numëron 245 ndeshje, 14 gola dhe 7 asistime.
Kujtojmë, Husmani përveç skuadrave të lartëpërmendura (Shkëndijës, Giresunspor, Domzhale), ka luajtur edhe me skuadrën e Shibenik, ku edhe kishte nisur gjithçka nga grupmoshat e reja, për të arritur deri te ekipi i parë. (infOSport.mk)