Skuadra e Vllaznisë, njëjtë sikurse Struga Trim Lum, gjatë ditës së sotme ka bërë për vete golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit shqiptarë, Vioresin Sinani.
Mirëpo për dallim nga Sinani, që do të jetë pjesë e stafit teknik, Struga Trim Lum, para tifozëve të saj, prezantoi futbollistin ende aktiv, Besart Ibraimin, që mban epitetin e golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit të Maqedonisë.
Ndryshe lajmin për zyrtarizimin e Sinanit si pjesë e stafit teknik, klubi shkodran e bëri në faqen zyrtare të klubit. Sinani, njëjtë si Ibraimi, është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit shqiptar, i cili tashmë, do të nisë aventurën e re si pjesë e stafit teknik të Vllaznisë.