Struga Trim Lum përmes një super video në mënyrë spektakolare prezantoi Besart Ibraimin (VIDEO)

Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme ka shpërthyer bombën, teksa përmes një super video në mënyrë spektakolare ka prezantuar Besart Ibraimin, golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në futbollin vendor.

“infOSport.mk” tashmë disa ditë kishte paralajmëruar këtë super transferim të ekipit të Struga Trim Lum, që në sezonin e ri do të futet me ambicie shumë më të larta, duke kërkuar një vend për në garat europiane.

Me angazhimin e Besart Ibraimit, Struga Trim Lum tashmë ka pahur dyerën e transferimeve të mëdha, që pritet të ndodhin ditëve në vijim, teksa drejtuesit e kësaj skuadre deri më tani kanë rinovuar kontratat me trajnerin Srgjan Zaharievski, mbrojtësin difenziv Ard Kasamin si dhe mesfushorin ofenziv, Abdylhadi Jahja. Ndërkohë nga Struga Trim Lum deri më tani janë larguar, Florian Kadriu dhe portieri, Davor Taleski. (infOSport.mk)

Leave a Reply