Pas largimit të trajnerit Zekirja Ramadani, te Egnatia kanë ndodhur një sër largimesh, përfshirë këtu edhe dy të fundit, me protagoistë futbollistët nga Maqedonia e Veriut, Filip Duranski dhe Demir Imeri.
Që të dyve u ka skaduar kontrata me skuadrën nga Rrogozhina, mirëpo informacionet e “infOSport.mk”, flasin se të njëjtit nuk do të vazhdojnë me Egnatian edhe sezonin e ri.
Demir Imeri skuadrës së Egnatias iu bashkua verën e vitit të kaluar si futbollistë i lirë nga rradhët e Vllaznisë, ndërkohë Duranski erdhi vetëm gjatë muajit shkurtë të këtij viti.
Shkupjani 30-vjeçar skuadrës së Egnatias iu bashkua nga rradhët e skuadrës armene të FC Sevan, ndërsa me ekipin “zigjelbër” luajti në 15 ndeshje zyrtare, duke regjistruar edhe 4 asistime për gol.
Sa u përket statistikave të kërçovarit Imeri, ky i fundit me fanellën e Egnatias luajti në gjithsej 39 ndeshje, duke regjistruar 5 gola dhe 3 asistime mes ndeshjeve të kampionatit, Kupës, si dhe ndeshjes së balotazhit, përmes së cilës siguruan edhe mbijetesën në mesin e më të mirëve në futbollin shqiptarë.
Egnatia në këtë përballje finale mundi pa shumë probleme Korabin e Peshkopisë me shifrat 2:0. (infOSport.mk)