Ish sulmuesi i Renovës shënon dy gola brenda dy minutave, Maqedonia tregon forcë ndaj Gjibraltarit (VIDEO)

Maqedonia vazhdon me paraqitjen e saj bindëse ndaj Gjibraltarit, duke treguar gjithë forcën e vetë ndaj autsajderit të grupit. Pas golit të parë të shënuar nga Enis Bardhi në minutën e katërt, në skenë tek “verdhekuqtë” doli ish sulmuesi i Renovës, Bojan Miovski, i cili brenda dy minutave arriti që të shënojë dy herë në rrjetën e portierit mysafir, Banda.

Golin e tij debutues me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, Miovski e realizoi në minutën e 14-të, kur me kokë në tollovinë e shfaqur para portës mysafire shënoi për 2:0, ndërsa vetëm dy minuta më pas, duke përfituar nga  një devijim i topit nga ana e mbrojtësve të Gjibraltarit, futbollisti i MTK Budapest, shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Maqedoninë në këtë ndeshje, që është nisur fuqishëm drejt fitores së dytë në kuadër të grupit 4 të Ligës “C”. (infOSport.mk)

Foto: gol.mk

Leave a Reply