Drita e Gjilanit gjatë ditës së sotme ka prezantuar mbrojtësin e Skënderbeut, Leonat Vitija. Ky i fundit te skuadra gjilanase vjen si zëvendësim për “Ministrin e Mbrojtjes”, Ardian Cuculi, i cili i dha fund qëndrimit 3-vjeçar te skuadra kosovare, njofton “infOSport.mk”.
Ndërkohë, po kontratë 3-vjeçare ka firmosur Vitija gjatë ditës së sotme, nën prezencën e drejtorit Sportiv, Valon Zymberi.
Vitija pjesë e Skënderbeut ishte për dy vite të plota, ndërsa brenda kësaj periudhe 21-vjeçari me skuadrën korçare regjistroi 67 paraqitje dhe 2 gola të shënuar.
Në këtë mënyrë Vitija rikthehet në futbollin e Kosovës, aty ku fillimisht ishte pjesë e Prishtinës, ndërsa në superligën kosovare kishte luajtur me KEK-un. (infOSport.mk)