Bardhi me një eurogol i jep avantazhin Maqedonisë përballë Gjibraltarit (VIDEO)

Enis Bardhit i kanë mjaftuar 4 minuta për të shënuar golin e epërsisë për Maqedoninë e Veriut përballë Gjibraltarit, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Enis Bardhi vendosi që të ekzekutoj goditjen e lirë nga rreth 27-28 metrash, ndërsa atë e bëri në mënyrë maestrale, duke mos i dhënë fare hapësirë portierit mysafir për të intervenuar.

Goditja e mesfushorit shqiptarë të Levantes, ishte aq precize, sa që nga shtylla përfundoi në rrjetën e mysafirëve.

Ishte ky goli i dytë në ndeshjen e tij të katërt në kuadër të ndeshjeve në grupin 4 të Ligës “C”, për Enis Bardhin, i cili gjithashtu kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë në transfertë kundër Gjibraltarit.

Leave a Reply