Aurelien Çuameni ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Real Madridin.
22-vjeçari që sezonin e kaluar shkëlqeu me fanellën e Monakos, tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave europpiane, megjithatë “mbretërit” dolën të jenë më të zotë dhe të bëjnë për vete këtë super talent.
Mesfushori francez ishte pranë kalimit te Liverpulli, por kur skuadra mbretërore hyri në garë përfundoi gjithçka sa i përket skuadrës në të cilën do të luante francezi.
Çuameni sipas njoftimit të faqes zyrtare të Real Madridit, do të prezantohet më 14 qershor në orën 14:00.